Gazetari anglez mahnitet nga mikpritja në ‘Fadil Vokrri’: Të gjithë qytetarët ngritën flamujt e Anglisë

Tifozët kanë treguar respektin e madh për Kombëtaren e Anglisë, para fillimit të ndeshjes Kosova – Anglia në “Fadil Vokrri”.

Në prag të ndeshjes, gjatë intonimit të himnit të Anglisë, të gjithë të pranishmit në stadium ngritën flamujt e Anglisë.

Kjo ka lënë përshtypje te gazetari i njohur i “Mirror”, John Cross.

“Kur u intonua himni ‘God Save the Queen’, çdo tifoz kosovar ngriti një flamur të St George. Respekt”, ka shkruar John Cross.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu