Gazetari i Euronews tall Ramën: Po feston se Bundestagu i vendosi 9 kushte për negociatat

Propaganda qeveritare mund të bëjë punë në Shqipëri, ku një pjesë e gëlltit, kurse pjesa tjetër nuk reagon, por jo jashtë kufijve dhe jo tek njerëzit që nuk ke se me çfarë t’i kërcënosh.

Kështu, gazetari i Euronews Jack Parrock ka qesëndisur kryeministrin Rama pas postimit të tij në Tëitter në lidhje me votën e grupit CDU-CSU në Bundestag mbi vendosjen e kushteve për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama e quan fitore, por gazetari poston në Tëitter duke u çuditur me reagimin e kryeministrit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po i feston si fitore kushtet që Bundestagu votoi që t’i vendoste vendit të tij për hapjen e negociatave. Ai po falenderon Merkelin dhe po e shet atë si një vullnet të Gjermanisë për hapjen e negociatave me BE”, shkruan Parrock në Tëitter

Ditën e djeshme, Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu