Gazetari kosovar i propozon martesë Rita Orës (VIDEO)

Gazetari nga Radio Televizioni Dukagjini, Fisnik Zymi, ka befasuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën.

Ai në konferencën e sotme për media të këngëtares i ka propozuar asaj martesë, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja e zënë në befasi ka qeshur me pyetjen duke u përgjigjur “Nuk e di, ndoshta në fillim duhet të dalim në takim”.

Rita Ora ka arritur në Prishtinë pak orë më herët derisa pritet që sonte të performojë në koncertin festiv për nder të 1o vjetorit të Pavarësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu