Gazetari dhe pronari i RTV Spektri nga Bujanoci, Nexhat Behluli, ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj analistit dhe profesorit nga Kosova, Blerim Latifi, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me identitetin dhe reagimet shoqërore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Shkak për këtë përplasje publike është bërë një qëndrim i Latifit, i shpërndarë edhe edhe nga agjencia e lajmeve INA
ku thuhej: “Shqiptari i Maqedonisë mund të të hidhet në fyt për Palestinën, por kur i ndërrojnë emrin shqip, kthen kokën në anën tjetër”.
Ky vlerësim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Behlulit, i cili ka akuzuar një pjesë të rretheve opinioniste në Kosovë për mungesë mirënjohjeje dhe paragjykime të përsëritura ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Kosovës.
“Nuk është pak numëri i shqiptarëve të Kosovës, sidomos i ktyne që kan influencë mediatike,
vend e pa vend na gjejnë “behane” shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqiptarëve të Luginës !
Shikone çka thot ky “intelektuali” Blerim Latifi,
për shqiptarët e Maqedonisë, ky që e ka turinin
si derri egër, ky që gjat luftës në Kosovë e ka bartën një pushkë të pshurrt kineze, i strehum maleve të Drenicës kurrë një fishek pa e krisë,
ndërsa familjarët i ka pasur në vend të sigurt,
te shqiptarët e Maqedonisë, te qata shqiptar ndaj të cilëve tash po han mut, po ua vlerson shiptarizmin, ndërsa kurrë një lavdratë publike
se ka than për ta, sepse ky derr e ka bajtë një pushkë kineze, ky tan jetën shet patriotizëm.
Por jemi ne disa dëshimtar e një të vërtete,
shqiptarët e Kosovës kurrë hakut nuk munden
me i dalën shqiptarëve të Maqedonisë për pritjen dhe strehimin e refugjatëve kosovar !”, ka shkruar Behluli. /INA/








