Gazetari serb me parashikim për takimin Kurti-Vuçiq: Ky do të dalë i pari për të thënë s’ka marrëveshje

Drejtori i lajmeve në televizionin Nova S, Slobodan Georgiev, në një intervistë për N1 ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic i është zvogëluar hapësira e manovrimit në procesin e dialogut meqë pas dhjetë viteve zvarritje ai e ka sjellë Serbinë në “merre ose lërë”.

Siç ka thënë Georgiev tashmë politika e Vuçiq ka bërë politikën e blerjes së kohës dhe se tashmë ajo kohë ka mbaruar.

Ai na tha se nëse nuk e pranojmë propozimin evropian (për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës) do të vuajmë”. Nuk besoj se do të lëndohemi, por ai do të lëndohet”, ka thënë gazetari serb për N1.

Georgiev rikujton se plani i zbatimit parasheh që i gjithë procesi të përfundojë në 150 ditët e ardhshme, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë.

Është një proces që ka vazhduar që nga vera e kaluar dhe duhet të përfundojë në fund të kësaj vere”, është shprehur ai.

Gerogiev ka thënë se Vuçiq tani është duke e menduar nëse mund të futet në aventurën e refuzimit të marrëveshjes.

“Nuk mund të dimë se çfarë ka në kokën e Vuçiqit, përveç se ai duhet të jetë sa më gjatë aty”, ka shtuar tutje Georgiev.

Sa i përket raundit të ardhshëm të dialogut më 18 mars në Ohër , në të cilin të dyja palët duhet të bien dakord për planin e zbatimit, ai thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me deklaratat e tij “po e inkurajon Vuçiqin, duke e shtyrë atë të heqë dorë nga plani”.

“Besoj se Vuçiq do të jetë bashkëpunues dhe pastaj do të jetë i pari që do të dalë para gazetarëve dhe do të thotë se nuk është pajtuar për asgjë”, ka përfunduar Georgiev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu