Gazetari shqiptar bën thirrje për mërgimtarët: Mos kaloni nëpër Serbi, kështu po hakmerret policia e Serbisë

Gazetari Arben Ahmeti nga RTV Dukagjini, ka theksuar se për shkak të taksës që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, autoritetet serbe po u hakmerren bashkatdhetarëve tanë.

Ai në një shënim në Facebook tha se pos që po keqtrajtohen, ata po dënohen me mijëra euro.Ahmeti u ka bërë apel që të mos i bien nëpër Serbi, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashtun bashkatdhetarë!

Autoritetet e Serbisë kanë vendosur që t’u përdorin juve si subjekt për hakmarrje kundër taksës.

Andaj nëse zgjidhni që rruga juaj drejt vendlindjes të kalojë nëpër Serbi, mos u befasoni nëse gjobiteni me mijëra euro, apo keqpërdoreni në një formë ose tjetër.

Serbia synon që duke ju gjobitur t`i mbledh sadopak parate e humbura si rezultat i taksës.

Prandaj është e rëndësishme sot më shumë se çdoherë tjetër, këtë verë më shumë se sa çdoherë tjetër që ta evitoni kalimin nëpër Serbi.

Mos prano të bëhesh viktimë e një hakmarrje primitive, e një shteti primitiv.

Mos lejoni që të kënaqen sërish derisa na trajtojnë si njerëz pa shtet, pa të drejta dhe të pabarabarte.

Njoftoni miqtë e dashamirët.”-pëfundon gazetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu