Gazi i Detit të Zi, kur sipas Erdogan

Turqia po krijon një bazë energjie në Detin e Zi, njoftoi presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se ata shpresojnë se “gazi do të jetë i disponueshëm për përdorim vitin e ardhshëm”.

Komentet e tij erdhën gjatë një ceremonie të vënies në punë të tubacionit të gazit për disa rrethe në provincën Kastamonu, të cilave ai iu bashkua në internet, raporton Anadolia.

Duke iu referuar gazit natyror në Detin e Zi, Erdogan tha se nëntë nga dhjetë puse janë shpuar, që është faza e parë në fushën e gazit Sakarya.

Kemi përshpejtuar punimet që do të lidhin gazin natyror nga Deti i Zi me sistemin e vendit tonë. Duke përfshirë gazin vendas në proces, Turqia bëhet vendi ku formohet çmimi i referencës brenda rajonit”, tha Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu