Gazmend Aliu: Lëvizja Besa po realizon projektet e BDI-së, nuk ka asnjë projekt të vetin

Zëvendësshef shtabi i Alternativës, Gazmend Aliu gjatë emisionit debativ në TV Koha i ka replikuar, shefit të shtabit të Lëvizjes Besa në lidhje me projektet e realizuara në Komunën e Tetovës.

Unë nuk e di se do të ketë zgjedhje në pranverën e ardhshme. Është bërë diçka që nuk mund ta mohojmë. A do të vazhdojnë kështu deri në fund të mandatit? Të gjithë këto projektet që I kanë bërë me vulë të Teuta Arifit. Është mirë që një projekt si rruga Strasho Pinxhur të bëhet në këto përmasa. Por nuk është e vërtetë se e ka bërë kryetari i komunës, por është një aktivitet nga e kaluara.

Nëse këto e bëjnë një projekt të këtillë me vulën e vet, atëherë është në rregull.

Dalja në zgjedhje do të jetë diskutabile. Një pjesë e madhe i kanë planifikuar që pushimet ti kanë në gusht. Puna e dasmave dhe e pa interesuar për politikën se janë lodhur prej politikanëve. Nuk jam shumë optimist se nuk do të ketë dalje.”, deklaroi Gazmend Aliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu