Geci vjen me deklaratë të fortë: Opozita po synon rrëzimin e Kurtit me ndihmën e Beogradit!

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke i drejtuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti dhe duke komentuar sjelljen e opozitës në raport me proceset institucionale.

Në reagimin e tij në Facebook, Geci pretendon se opozita synon ta paraqesë qeverinë përgjegjëse për bllokimin e zgjedhjes së presidentit dhe se po vepron me qëllim të shkuarjes në zgjedhje të reja.

Ai gjithashtu ngre akuza për ndikim të Beogradit në politikën e brendshme dhe për interesa të lidhura me marrëveshje të mëhershme politike, duke e përshkruar situatën si përplasje për pushtet dhe kontroll institucional, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

“Kryeministër, merreni parasysh mendimin tim të lirë

Opozita ka për qëllim që ta lërë fajtor koalicionin tuaj për moszgjedhjen e presidentit, në mënyrë që t’i bindë votuesit dhe të shkojë në zgjedhje me propagandën: “Ne kërkuam marrëveshje, por Kurti nuk deshi.”

Edhe sikur të ju thuash opozitës “ejani dhe merrni çfarë dëshironi”, jam i bindur se ata nuk do ta pranojn oferten tuaj derisa ti e mban vendin e kryeministerit.

Beogradi dhe opozita do ta vazhdojnë bojkotin së bashku, me qëllimin e vetëm që të shkojnë në zgjedhje, të fitojnë dhe ta kapin postin e kryeministrit, si dhe t’i realizojnë marrëveshjet e dikurshme të nënshkruara dhe të votuara në parlament.

Marrëveshje këto që e kanë çuar Kosovën deri në shpërbërje.

Së dyti, është miratimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë, i cili i ka trembur multimilionerët opozitarë.

Së treti, opozitës i duhen me çdo kusht zgjedhje të reja, me qëllim që këto zgjedhje t’u sjellin fitore për të kapur postin e kryeministrit, aty ku qëndron “thesi i parave”.

Prandaj nuk janë të kënaqur me asnjë marrëveshje tjetër, përveç kapjes së kryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, aty ku mendojnë se mund të ndalojnë përfitimin e pasurisë së paligjshme dhe t’i jetësojnë marrëveshjet e Hashimit dhe të Isës.

Këto marrëveshje tashmë dihen: Zajednica me kompetenca ekzekutive, ekstraterritorialiteti i manastireve dhe shumë dame tjera që i janë bërë atdheut.

Kjo opozitë e ka Listën e Beogradit si “gjoker”; sa herë që i duhet për të bllokuar institucionet, ata janë të gatshëm t’i shërbejnë opozitës dhe Beogradit.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu