Gençovska: Zjarri në Manastir është kryer me qëllim dhe me gjakftohtësi, pres që gjyqësori ta kryejë punën e tij

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska në intervistë për televizionin bullgar BTV në linjë të drejtpërdrejt nga Shkupi, tha se pasi është njoftuar për incidentin e së shtunës në takimin e homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, menjëherë është nisur për në Manastir, ku ishte djegur hyrja e qendrës së kulturës “Vanço Mihajllov”, transmeton Portalb.mk.

Ajo shprehi faënderime për reagimin e shpejtë të autoritete dhe tha se, pret shpejtë që edhe gjyqësori në RMV ta kryejë punën e vet.

Sipas saj, në incizimet e njërës nga kamerat e sigurisë mund të shihet një burrë i cili ka ardhur me biçikletë, ka nxjerrë një gyp me lëndë djegësi dhe me qetësi ka derdhur lëndën para derës së shtëpisë. Ajo tha se, kjo vepër është kryer me gjakftohtësi dhe me qëllim. Gençovska nuk beson se incidenti do të ndikojë në raportet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Momentalisht raportet janë normale konstruktive dhe zhvilohet dialog normal i punës. Dy ekipet punojnë shumë me orë të gjata, vazhdojmë të tentojmë të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi”, tha ajo.

Zjarri është shprehje e gjuhës së urrejtjes, theksoi ajo dhe shtoise, pret që Maqedonia e Veriut dhe qeveria e saj të kenë politikë koherente gjithëpërfshirësë me gjuhën e urrejtjes.

“Jemi optimist për rezultatet – kur dhe si është çështje e gatishmërisë së kolegëve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i zbatojnë këto marrëveshje”, shtoi Gençovska.

Kryetari i klubit në Manastir, Lupço Georgievski tha për BTV se, kur para një muaji u hap Qendra për Kulturë “Ivan Mihajllov” në Manastir, në rrejtet sociale ka pasur kërcënime dhe thirrje që të digjet klubi.

“Dëmi për klubin nuk është shumë i madh, por ky është sulm direkt ndaj bullgarëve në Maqedoni dhe jo ndaj qendrës së kulturës”, tha ai.

Kujtojmë se më 4 qershor 2022 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit u dogj pjesa hyrëse e objektit të Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” – Manastir. Prokuroria publike, së bashku me ekipe të SPB Manastir, realizuan ekspertizë në vendin e ngjarjes në objektin e djegur dhe po punohet në gjetjen e autorit të këtij akti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu