Gënjeshtra e tmerrshme që po shfrytëzojnë shqiptarët për të fituar azil në Gjermani

Shqiptarët kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të lënë atdheun dhe për të nisur jetën e tyre në një shtet tjetër.

Gjermania është shteti që shqiptarët i janë drejtuar më së shumti për të kërkuar azil. Por deputeti demokrat Edi Paloka, rrëfen një bisedë me një mik të tijin, e cila nxjerr në pah sakrificat që shqiptarëve u duet të bëjnë vetëm për të mos u kthyer në vendin e tyre ku e kanë të vështirë jetesën për arsye ekonomike.

Shqiptarët kanë filluar të shtrojnë gratë në spitalin psikiatrik. Me qëllim që t’i shtyhet kthimi për në Shqipëri, apo në rastin më të mirë, edhe të përfitojnë azilin.

Të tillë variant e ka praktikuar me sukës një shqiptar në një prej landeve në Gjermani. Kështu trauma e supozuar psikike e bashkëshortes së tij me marrjen e letrave, i shërbeu këtij shqiptarë të fitojë azilin.

Të gjitha këto detaje, Paloka i bën publike në një status në rrjetin social Facebook, duke rrëfyer bisedën që kishte pasur me mikun e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu