Gent – Shkëndija 2-1, gjithçka vendoset në Shkup

Fund i kobshëm për Shkëndijën në ndeshjen e parë të “play-off” në kuadër të Lliga Evropa. Në minutat shtesë të takimit të pjesës së parë pranoi golin e barazimit, ndërsa në minutat shtesë të takimit pranoi edhe golin e dytë në disfatën 2:1 ndaj Gent.
Një super gol i shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 10-të nga gjuajtja e lirë i dha avantazhin Shkëndijës, ndërsa golin e barazimit vendasit e arritën vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me anë të Tomas Maton.

Në pjesën e dytë Gent sulmonte, mirëpo Shkëndija mbrohej me sukses, mirëpo kjo vetëm deri në minutën e parë shtesë të takimit kur pas një rivënie nga këndi në zonën e rreptësisë së Shëndijës më së miri u gjind Kulibali duke shënuar golin e fitores.

Kjo disfatë 2:1 ende mban gjallë shpresat e Shkëndijës se në ndeshjen e kthimit të 25 Gushtit mund të bëjë ëndërrën realitet dhe të kualifkohet në ndeshjet në grupe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu