Gerta Gixhari sqaron të gjitha pikëpyetjet tona në lidhje me marrëdhënien e saj me Oltën

Teksa Olta Gixhari ishte pjesë e shtëpisë së “BBV” të gjithë ishim kurioz si e shihnte motra e saj, Gerta e cila kurrë nuk pranoi ta komentonte.

Sot disa kohë pasi Olta ka dalë nga formati, Gerta ka sqaruar disa gjëra që të gjithë i kishim “pikë”.

Në një intervistë ajo është shprehur se nuk janë follow në Instagram prej vitesh, ndërsa në lidhje me kritikat/komentet shumë qartë tha se nuk ia bën sepse ajo nuk i pranon.

Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë.”-tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu