Gërvalla-Schwarz: Sot u konfirmua se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave. Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, e cila ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas saj është konfirmuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, raporton Zeri.info.

“Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”, u shpreh ajo.

Gërvalla ka thënë se e mirëpret vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit.

“Ne e mirëpresim vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë. Po ashtu falënderojmë Kryesuesen e rradhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë. i jemi falendërues vendeve anëtare që shprehin përkrahje për procesin që do duhej përmbyllur me heqjen e barrikadave të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkroi ajo. /Zëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu