Qendra për analizë ekonomike ka bërë publike Indeksin e transparencës buxhetore për fiskalizim të vitit 2020-2021. Nga kjo analizë rezulton se Komuna e Zhelinës renditet në vendin e parë si komuna rurale më transparente në Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip.
Komuna e Zhelines këtë vit, për herë në historinë e saj, rangohet si komuna e parë rurale në Maqedoninë e Veriut respektivisht në top komunat në shtetin tonë dhe jo siç kemi parë të rangohet në vendet e fundit.
Kryetari aktual i kësaj komune Blerim Sejdiu ka thyer rekorde në realizme të projekteve me këtë komunë duke arritur kështu rezultate të kënaqshme në të gjitha sferat./InfoShqip.com











