Gjebrea e thotë me krenari: Artistët e huaj nga 13 shtete e thonë të gjithë në shqip “Kënga Magjike”

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të marte edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” që transmetohet në Tv Klan. Krah Ardit Gjebreas, këtë edicion qëndrojnë dy bukuroshet Eva Murati dhe Olta Beqiri.

Artistë të rinj, vendas e të huaj, por edhe të mirënjohur, ngjiten sonte në skenën e Pallatit të Koncerteve për të dhuruar performancat e tyre në natën e parë gjysmëfinale.

Në këtë edicion të Kënga Magjike artistët e huaj që marrin pjesë vijnë nga 13 shtete të ndryshme të botës. Ardit Gjebrea u shpreh krenar që të gjithë këta artistë, emrin e festivalit nuk e përkthejnë në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip: “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea: Me energjinë e tingujve, të fjalës, të interpretimit, është magjik ky festival, ndaj dhe quhet Kënga Magjike. Por me krenari mund të them se çdo pjesëmarrës nga bota në këtë edicion nuk e përkthen emrin e festivalit në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip “Kënga Magjike”.

Eva Murati: Janë këto pra dy fjalë që enden pa reshtur në 13 shtetet që garojnë në 4 kategori, Big Artist, Big International Artist, New Artist dhe New International Artist.

Olta Beqiri: Në 4 net do të kalojnë përmes etheve të garës dhe emocionit të këngës. Sonte dhe nesër do të jenë 2 netët gjysmëfinale, të enjten do të jetë finalja tradicionale shqiptare dhe të shtunën në mbrëmje do të jetë International Grand Final.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu