Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeç në lumin Buna, kërkimet vazhdojnë për nënën e tyre

Pas shumë kërkimeve është gjetur edhe trupi i pajetë i 3-vjeçarit të nënës e cila dyshohet se u hodh bashkë me fëmijët nga ura në lumin Buna, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i cili tha se trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues, disa kilomentra larg trupit të vajzës që u gjet dje në Dajlan.

Tashmë trupat e fëmijëve janë gjetur, derisa kërkimet po vazhdojnë për nënën e tyre.

Fillimisht njëri nga peshkatarët e zonës hasi në trupin e 9-vjeçares, derisa ditën e djeshme Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi edhe gjetjen e trupit të fëmijës së dytë.

“Fatkeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.

Lidhur me rastin, është arrestuar 31-vjeçari, bashkëshorti i gruas e cila dyshohet se bashkë me tre fëmijët e saj është vetëmbytur në lumin Buna.

Poashtu janë sekuestruar kamerat përreth zonës, dhe është raportuar se fillimisht gruaja bashkë me tre fëmijët kishte pirë kafe me kunatën e saj, pak para tragjedisë./Reporteri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu