Gjendja jo e mirë që çoi mjekët në BBVA: Çfarë i ndodhi Luizit mbrëmjen e djeshme?

Edhe pse Luizi rrëfeu se ishte i sëmurë nga një sëmundje e rrallë dhe më pas tha se ka gënjyer, shumë njerëz ende besojnë se ai është i sëmurë.

Kjo përforcohet hera-herës nga episode dyshese që ndodhin në “Big Brother VIP”. Kështu, pak ditë më parë ai u ndje papritur keq dhe filloi të dridhej. Teksa Nita e pyeste se si është, Luizi u shmang dhe u largua direkt për në dhomën e rrëfimit.

Sakaq, një tjetër episod ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në rrjet janë publikuar copëza videosh të ndryshme që tregojnë se Luizi ka qenë sëmurë. Madje, në BBVIP kanë shkuar edhe mjekët.

Teksa situata nuk është pasqyruar, në videot e kapura nga ndjekësit e BBVIP shihet Nita e cila fillimisht shkon te shtrati i Luizit e shqetësuar duke e parë. Teksa të gjithë ishin mbledhur jashtë Luizi ndodhej i shtrirë në shtrat.

Në një tjetër video shihet Kiara duke diskutuar me Jonën, me këtë të fundit që thotë se ka ilaçe dhe mund t’ia japë Luizit. Kurse Kiara thotë se duhen ilaçe specifike.

Sakaq, ajo që ka shqetësuar më shumë ndjekësit është një video ku Maestro i thotë Kiarës se kanë ardhyr mjekët për Luizin, por Kiara i kërkon mos ta diskutojnë këtë gjë.

Pas disa orësh Luizi u është bashkuar banorëve dhe dukej në gjendje të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu