Gjendja pas reshjeve intensive të shiut në Tetovë, Kasami në terren: Po kujdesemi për qytetarët

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka dal në terren për të ndjekur gjendjen pas reshjeve intensive të shiut, duke qenë pranë ekipeve komunale.

“Pas rreshjeve të mëdha të shiut dhe motit të përkeqësuar në vendin tonë, shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. Intervenimi jonë ka qenë i menjëhershëm ku punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve. Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re momentalisht është duke u punuar me intezitet të lartë për tu pastruar nga rëshqitjet e dheut.

Fatkeqësisht ura e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar duke mos përmbushur asnjë kriter, nuk ka arritur tu bëj ballë rreshjeve të shiut!”, ka nënvizuar Kasami.

Sipas tij, edhe nëpër rrugët e qytetit është arritur në kohë të ofrohet lëvizje e lirë për qytetarët, duke pasur parasysh intezitetin e rreshjeve të shiut dhe vështirësive me të cilat jemi perballur!

“Kujdesemi për qytetarët tanë!”, ka njoftuar Kasami./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu