Gjermanët nuk besojnë tek Merkel: Ky është lideri më i besueshëm për ta

Edhe pse Emmanuel Macron po përballet me shumë telashe, e miliona njerëz kanë dalur në rrugë kundër planeve e reformave të tij për pensione, si duket kjo nuk del të jetë problem në ndryshimin e mentalitetit gjerman.

Gjermanët del të kenë më së shumti besim në presidentin francez, sesa në kancelaren e tyre Angela Merkel. 57% e të anketuarvë thanë se besimi i tyre ndaj tij ishte ”mjaft i madh”. Ndërsa për Merkel vetëm 53% e njerëzve treguan se kishin besim në të.

Ndërsa sa i përket mosbesimit ndaj tyre, doli se 44% e të anketuarve kishin shumë pak besim në kancelaren, ndërsa 32% tek Macron. Presidenti rus, Vladimir Putin duket se është shumë pak i popullarizuar në Gjermani, 26% kanë tendencë t’i besojnë atij, 67% kanë shumë pak besim.
Kryeministri britanik Boris Johnson, ka dalur edhe më keq sesa Putin, i shoqëruar nga Erdogan me vetëm 6% besim në të, dhe 86% tendenca të ulëta besimi.
E në fund të listës qëndron Donald Trump, të anketuarit thanë se kanë besimin më të ulët për të.

Merkel arriti besueshmërinë më të lartë nga grupmosha 14 deri 29 vjeç, ndërsa Macron me grupmoshën mbi 60 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu