Gjermani, propozohet dalja në pension në moshën 70 vjeçare

Ministrja e Punës ka hedhur poshtë idenë për të shtyrë edhe më tej moshën e pensionit, por debati në Gjermani është ndezur sërish. Çështja është se si të sigurohet niveli i pensioneve nëse ka mungesë të punëtorëve, dhe ka gjithnjë e më shumë pensionistë.

Mosha e daljes në pension duhet të rritet,” tha së fundmi ekonomisti Gunter Schnable i Universitetit të Leipzig. Duke propozuar daljen në pension në moshën 70-vjeçare, Schnable ndezi një debat të vjetër në Gjermani.

Domethënë, pas shumë mundimeve, në këtë vend, mosha e daljes në pension deri në vitin 2029 gradualisht po rritet nga 65 në 67. Ata që dalin në pension para kësaj nuk mund të llogarisin në shumën e plotë.

rgumenti i Schnabel është rritja e përgjithshme e çmimeve si dhe qindra mijëra vende të lira pune. Ai thotë se Gjermania do të ketë problem vetëm kur i gjithë brezi i “baby boomers” të dalë në pension. Kjo i referohet njerëzve të lindur gjatë rritjes së papritur të nivelit të lindjeve midis Luftës së Dytë Botërore dhe viteve 1960.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu