Gjermania çdo vit ka nevojë për 260 mijë punëtorë migrantë

Tregu gjerman i punës deri në vitin 2060, çdo vit do të ketë nevojë për të paktën 260.000 punëtorë migrantë, bën të ditur një hulumtim i zhvilluar nga Fondacioni Bertelsmann, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit me temë “Migrimi dhe Dixhitalizimi” i fondacionit në bashkëpunim me Universitetin Coburg dhe Institutit të Tregut të Punës dhe Kërkimet Profesionale, për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, Gjermania në 40 vitet e ardhshme çdo vit ka nevojë për së paku 260.000 punëtorë migrantë.

Sipas kësaj, kjo mungesë do të duhet të mbulohet me nga 114.000 shtetas të Bashkimit Evropian (BE) dhe 146.000 nga shtetet të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Hulumtimi gjithashtu bën të ditur se për shkak të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së cilësisë së jetesës në vendet tjera të BE-së, do të zvogëlohet numri i migrantëve në krahasim me vitet e kaluara, gjë e cila do të shkaktojë rritjen e numrit të migrantëve nga vendet tjera përveç BE-së.

Në Gjermani çdo vit 300.000 persona më shumë se ata që fillojnë në punë janë duke braktisur punën me arsye të daljes në pension ose shkaqe të tjera. Në vend ka nevojë për më shumë se 1 milion e 200 mijë fuqi punëtore të kualifikuar.

Profesionet që më së shumti kërkohen në Gjermani janë në sektorin e shëndetësisë, ndërtimtarisë, metaleve, elektrikës dhe teknologjisë së informacionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu