Gjermania e Turqia e paralajmëruan Trumpin për Jerusalemin

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se tashmë ka njohur zyrtarisht Jeruzalemin si Kryeqytet të Izraelit.

Megjithatë, një vendim të tillë nuk e përshëndetën disa vende të tjera të fuqishme të botës, pasi rreth këtij vendimi udhëheqësit e paralajmëruarn Trump se mund të shkëpusnin lidhjet e bashkëpunimit.

Ishte vet Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte një “vijë të kuqe” për myslimanët.

Shqetësuese e shohën këtë vendim edhe zyrtarë nga Gjermania, ndërsa thonë se nga ky vendim i Presidentit Trump, në Lindjen e Mesme mund të ndodhë një shpërthim i konfliktit, njofton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme në Berlin, në fakt, ka këshilluar qytetarët gjermanë që kanë për qëllim të vizitojnë Izraelin dhe territoret palestineze:

”Prej 6 dhjetorit 2017, demonstratat janë të mundshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Nuk mund të përjashtohen as konfliktet e dhunshme”.
Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, SHBA është e para që bën një vendim të tillë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu