Gjermania i premton Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht deklaroi se sulmet e fundit raketore ruse në Ukrainë tregojnë rëndësinë e dërgimit të shpejtë të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

“Sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë terrorizojnë mbi të gjitha popullatën civile”, theksoi ministri.

“Kjo është arsyeja pse ne po ofrojmë mbështetje të veçantë me armët e mbrojtjes ajrore. Në ditët në vijim, i pari nga katër sistemet moderne të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM do të jetë gati për të ofruar mbrojtje efektive për popullin ukrainas.”

”Një njësi e parë do të jetë në terren shumë shpejt”, tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes në Berlin.

Sipas Berlinit zyrtar tri njësi të tjera mund të dorëzoheshin vetëm “gjatë vitit të ardhshëm”. Arsyeja për është koordinimi i nevojshëm me industrinë e mbrojtjes dhe me vendet e tjera që kanë dërguar pajisje mbrojtëse në Ukrainë.

Lambrecht vizitoi Ukrainën në fillim të këtij muaji, kur premtoi dorëzimin e shpejtë të njësisë së parë. Sistemi i ri nuk është ende i disponueshëm as për forcat e armatosura gjermane. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij./ATSH


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu