Gjermania mund Rusinë, eurodeputeti gjerman Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev. Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri 6 sish.

Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman, dhe i takon partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel.

Kush është eurodeputeti demokristian?

Beyer është lindur më 25 dhjetor 1970 në Ratigen të Gjermanisë. Pasi përfundoi shkollimin e lartë në vitin 1991, ai kreu edhe shërbimin ushtarak në Wuppertal. Beyer më pas studioi për drejtësi në universitetin e Dyseldorfit dhe të Bonit. Në vitin 1999, ai diplomoi dhe më pas u punësua në janë studio ligjore.

Beyer filloi karrierën e tij si avokat në studion ligjore Brown & Platt. Gjithashtu, ai ka punuar me studiot ligjore Brinks, Hofer, Gilson & Lione në Çikago dhe Murchison & Cumming në Los Anxhelos. Në vitin 2000, ai u regjistrua në një program studimesh juridike pasuniversitare në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Virxhinias në Charlottesville dhe mori një diplomë Master. Pas kthimit në Gjermani, Beyer vijoi karrierën në studion ligjore Beyer në Ratingen, ku ai u bë një nga specialistët e parë të vendit të certifikuar zyrtarisht për çështjet e pronësisë intelektuale.

Në vitin 2009, 2013 dhe 2017 ai u zgjodh deputet i Bundestagut gjerman për të përfaqësuar qytetarët e Heiligenhaus, Ratingen, Velbert dhe Wulfrath. Beyer është një nga njerëzit që promovon dhe lobon për një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Ai shërben si Raportues Special i Parlamentit për Marrëdhëniet Transatlantike në Komisionin për Punë të Jashtme. Ai është një anëtar aktiv disa organizatave dhe institucioneve që promovojnë bashkëpunimin me SHBA-të. Beyer është gjithashtu nënkryetar i Shoqatës së Evropës Juglindore. Në prill të vitit të kaluar, Beyer u emërua Koordinator i Bashkëpunimit Transatlantik në Parlamentin gjerman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu