Gjermania, një dhuratë Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka falënderuar për mbështetjen e shtetit gjerman (EPA). Qeveria gjermane do të dhurojë automjete në vlerë prej 405 mijë euro për Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Ministria e udhëhequr nga Mehaj ka deklaruar në Facebook se është nënshkruar një marrëveshje me Berlinin për dhurimin e një kamioni për autoshkollën e Forcave të Sigurisë së Kosovës,.

Mehaj ka pritur atasheun gjerman të mbrojtjes në baza jorezidente në Kosovë, nënkolonelin Franz-Josef Nolt.

Mehaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Ne vazhdojmë të angazhohemi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në nivel të ministrive dhe forcave të dy vendeve tona”, tha Mehaj. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu