Kur menduam se drama mes ish-banorëve të BBV kishte përfunduar me finalen… Xheneta vendos ndryshe.
Në një rrëfim të papritur në emisionin Trotuar, ajo zbuloi një moment “të ëmbël” në korridoret e Top Channel – një buzëqeshje (po, vetëm një buzëqeshje) nga Gjesti. Dhe sipas saj, ka qenë pikërisht ai që e pa i pari. Graciano, që mesa duket i njeh mirë lëvizjet prapa kamerave, e përmendi këtë si një moment që ka lënë përshtypje edhe tek stafi.
Por nuk mbaron me kaq…
Graciano nuk ngurroi t’i përmendte edhe një tjetër emër që gjithmonë ndez situatën – Eglin! Ai e pyeti Xhenetën nëse e kishte takuar në ambientet e televizionit, por përgjigjja që mori, i la të gjithë gojëhapur.
“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flejnë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” tha ajo me një buzëqeshje që s’dëshiron shumë përkthim.
Pra, ndoshta rrugët e tyre nuk kryqëzohen në ekran, por në hollin e hotelit – historia nuk ka mbaruar. Për ndjekësit që janë në pritje të “episodit tjetër” jashtë shtëpisë së BBV, kjo ishte një dhuratë e papritur.
Dhe pyetja që na ngacmon të gjithëve: A është kjo thjesht rastësi… apo një lojë që sapo ka nisur?