Ministri i Mardhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përcjell urimet e tij dhe ka ftuar për riafirmim të përkushtimit për besim ndërmjet bashkësive, transmeton InfoShqip.
“Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përcjell urimet e mia më të sinqerta të gjithë qytetarëve.
Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët. Ai bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar. Në këtë përvjetor, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar besimin ndërmjet bashkësive, për të respektuar dallimet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj. E ardhmja jonë ndërtohet së bashku, me kontributin e secilit prej nesh.
Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!” – ka shkruar Ferati./InfoShqip.com/










