Gjigandi i fluturimeve “Saudi Arabian Airlines” është në kërkim të stjuardeve dhe stjuardesave nga Shqipëria.

Saudia Arabian Airlines, kompania prestigjoze e cila operon në tregun e uturimeve që nga viti 1945 është në kërkim të kandidatëve nga Shqipëria për tu bërë pjesë e stat të saj. Kompania u ofron punonjësve të rinj, paga të pataksuara, sigurime mjekësore, ditë pushimi përgjatë muajit, 1 muaj pushime vjetore të paguara, bileta uturimi falas si edhe shumë komoditete të tjera në mënyrë që çdo punonjës të shijojë qëndrimin në këtë kompani.

Si funksionon?

Kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë duke dërguar një email në adresën: [email protected]. Aplikimet janë të hapura duke lluar nga data 7 Qershor deri në datën 7 Korrik 2018.

Në mënyrë që aplikantët të kalojnë në fazën e intervistave ata duhet të plotësojne disa kritere selektive; Së pari kompania e rekrutimit kontrollon aplikimin dhe realizon një intervistë llestare. Nga aplikimi nuk përjashtohen edhe personat me eksperienca të mëparshme në këtë fushë.

Njohuritë në gjuhën angleze si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal janë të detyrueshme për të kaluar fazën e intervistave por edhe për të marrë trajnimet e ofruara nga kompania pas fazës së përzgjedhjes. Trajnimet kryhet përpara diplomimit në akademinë e aviacionit JEDDAH në mbretërinë e Arabisë Saudite si edhe përpara marrjes së çertikatës nga IATA e cila çertikon njohuritë përkatëse dhe gatishmërinë e aplikantit për tu bërë pjesë e stafit.

Kriter tjetër kualikues për të qenë kandidat është edhe gjatësia trupore. Aplikanti duhet të paktën të arrijë gjatësinë 212 cm me duart e ngritura lart. Mirësjellja, pozitiviteti, aftësia për tu përshtatur me njerëzit, kulturat dhe zakonet janë gjithashtu kritere të rëndësishme të cilat do të vlerësohen gjatë fazës së selektimit. Kjo për arsyen e vetme sepse kjo kompani ka një prezencë të madhe globale dhe gjithashtu është antare e SKY – TEAM.

Kompania realizon intervista individuale për çdo kandidat. Komisioni përzgjedhës përbëhet nga drejtues të lartë të kompanisë dhe nga një staf shumë i kualikuar i burimeve njerëzore. Secilit kandidat i kushtohet rreth 20 minuta kohë, ku nëpërmjet pyetjeve të zgjedhura komisioni ka si qëllim njohjen e aplikantit. Në këtë mënyrë kryhet përzgjedhja për stjuardët e ardhshëm të kompanisë lider që ofron uturime në 59 destinacione në të gjithë botën.

Çfarë ndodh pas intervistës…

Të gjithë ata kandidatë që kanë kaluar në mënyrë të suksesshme fazën e intervistës, do të vazhdojnë më tej me kontrollet mjekësore dhe marrjen e vizës së punës për në Arabinë Saudite. Procesi bëhet më i thjeshtë për kandidatët sepse kompania e rekrutimit merret me të gjithë procedurën, që nga organizimi i udhëtimit, trajnimit e deri në momentin e punësimit. Stjuardët e ardhshëm duhet të kalojnë me sukses trajnimin dhe çertikimin nga IATA në mënyrë që punësimi i tyre të nalizohet. Trajnimet janë të një standarti shumë të lartë, ku kandidatët duhet të japin maksimumin si në anën teorike ashtu edhe atë praktike në mënyrë që të kualikohen për të uturuar në avionët e linjës Saudi Arabian Airlines.

Punësimi si stjuard në mbretërinë e Arabisë Saudite…

Karriera në fushën e aviacionit numëron një seri avantazhesh dhe përtimesh, por duhet patur parasysh që është një punë shumë kërkuese duke qenë se ka të bëjë me udhëtimin në ajër si edhe komunikimin me qindra – mijra njerëz nga e gjithë bota.

Plani i uturimit u vihet në dispozicion punonjësve 1 muaj përpara. Aty përfshihen destinacionet, numri i orëve të uturimeve si edhe informacione të tjera të rëndësishme në mënyrë që punonjësit të planikojnë kohën e tyre paraprakisht. Në plan përfshihen edhe ditët e pushimit mujor(kompania i ofron punonjësve të saj 5-6-7 dite pushimi çdo muaj, përveç ditëve të pushimit ndërmjet uturimeve).

Në paketën e punësimit të ofruar nga Saudi Arabian Airlines për punonjësit e saj përfshihen edhe sigurimi i plotë shëndetësor, akomodimi në godinat pronë e kompanisë, të cilat janë krijuar posaçërisht për të mirëpritur punonjësit. Ndërtesat ofrojnë komoditet maksimal, me pishina, palestra, fusha volejbolli, mini markete, etj. Kjo për arsye se kompania punëson individë që vijnë nga më shumë se 50 vende të botës.

Korrektësia është një cilësi që ka vlerë të madhe në këtë lloj biznesi dhe për rrjedhojë është një ndër kriteret e domosdoshme që kërkohet nga kompania. Është shumë e rëndësishme që punonjësit të jenë të organizuar, të ndjekin rregullat që u janë mësuar gjate trajnimit, të ndjekin rregullat e mirësjelljes si edhe rregulloren e uniformës dhe pamjes së jashtme në tërësi.

“Layover” ose “Ndalesa” eshte nje terminologji e njohur per kedo qe punon ne kete fushe. Ajo ka te beje me periudhen e qendrimit ne destinacionin ku ju keni uturuar. Akomodimi ne hotelet e mrekullueshem dhe luksoze te kontraktuar nga kompania do ta bejne qendrimin tuaj  edhe me te bukur.

Nga ana tjetër të drejtat tuaja si punonjës dhe person rezident në Mbretërinë e Bashkuar të Arabisë Saudite, janë maksimalisht të mbrojtura.  Me të mbërritur në këtë vend ju do të pajiseni me lejen e qëndrimit të lëshuar nga ky shtet. Një leje kjo që duhet ta keni gjatë gjithë kohës me vete së bashku me pasaportën tuaj. Mbretëria e Bashkuar e Arabisë Saudite është një shtet ku rregullat duhen respektuar por nga ana tjetër nuk vendos barriera për shtetasit e huaj. Ju mund të krijoni jetën tuaj sociale, të frekuentoni plazhet, resortet, SPA-të, të ndiqni kurse të ndryshme, trajnime, etj. Me pak fjalë ju shijoni në maksimum kohën pas një uturimi dhe në pritje të uturimit të rradhës.

Përveç kësaj, kompania ju ofron 5 bileta udhëtimi vajtje – ardhje në çdo destinacion uturimi që ofron Saudi Arabian Airlines si edhe një numër të papërcaktuar biletash të ashtuquajtura “Z-Fair” me linjat e tjera të uturimit në gjithë botën, ku ti paguan vetëm taksat aeroportuale dhe një përqindje shumë të vogël të udhëtimit. Nëse besoni që kjo është karriera e duhur për ju, nëse mendoni që keni të gjitha karakteristikat e duhura si edhe dëshironi të udhëtoni në një pafundesi vendesh dhe qytetesh, të njiheni me kultura dhe njerëz të ndryshëm, Saudi Arabian Airlines është zgjidhja juaj.

Aplikoni këtu [email protected] deri në 07.07.2018 për të realizuar intervistën që do të organizohet në Tiranë, në hotel Rogner Europa Park.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu