Gjimnazi “Goce Dellçev”, në maqedonisht që e renovoi Makso në Kumanovë, ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” mbetet në fabrikë

Kryetari i Kumanoves Maksim Dimitrevski, i cili gojen e ka plote “bashkejetese” dhe “jete per te gjithe ne Kumanove”, punet aspak nuk i bene ashtu. U mbyt duke i renovu shkollat me mesim ne maqedonisht, si shkollen fillore ne “Ljubodrag”, shkollen fillore “Brakja Milladinovci”, shkolle fillore ne “Umin Doll’, shkollen e mesme “Pero Nakov” ku mesojne vetem nxenes maqedonas, e tani se fundmi edhe gjimnazin ne gjuhen maqedone, por nuk e kemi parë koheve te fundit duke renovuar edhe ndonje shkolle ne gjuhen shqipe.

Ndertimin i nje objekti te ri per gjimnazin ne gjuhen shqipe ne Kumanove, Maksimi tanime nje kohe te gjate e premto dhe gjithmone gjen arsye, jo ministri eshte pengese, jo ky, jo ai… Por nxenesit shqiptare vazhdojne t’i ndjekin mesimet ne objektin e ish-fabrikes ZIK. Tmerr. Ne ambijent fabrike mesojne nxenesit shqipatare tanime disa vite me radhe.

A ka turp me te madh se ky?

Neglzhimin ose me mire me thene angazhimin e Maksimit muajve te fundit, mund te mesoni nese shkoni direkt ne facebook’un e tij (FanPage). Te gjithe keto aktivitetet jane te postuara me foto, per te cilat kryetari Makso me ‘Like’ dhe fjale mirenjojeje dhe miradije. Po shkollat ne gjuhen shqipe? Asgje… Gjimnazi ne shqip eshte deshmia me e madhe per kete. Per ta mjegulluar gjithe kete si duket Makso ka gjetur nje ‘strategji’!

Kreut te Kumanoves si duket i mjafton te gjeje nje familje shqiptare, ku do ta vizitoje per Fetesn e Bajramit ose per Ramazan, dhe mbaroi muhabeti! Ndizen shqiptaret menjehere. Me pastaj t’i degjosh komentet e disa shqiptareve, me nje maqedonishte apo serbishte te cunguar: Bravo Makso, Svaka cast, Sekoja Cest…!!!

Makso sillet si nënë per nxenesit maqedonas, dhe si njerkë per nxenesit shqiptarë… Per shkollat ne gjuhen shqupe ka ma shume fjale sesa pune – veprime konkrete. Doren ne zemer per kete e kane ndihmuar edhe disa ministra shqiptarë qe ishin ne kreun e Ministrise se Arsimit. Por, gjithsesi, veprimet e njeanshme te kryetarit te Kumanoves, assesi nuk arsyetohen. Thjeshte, Makso pothuajse i ka anashkaluar shkollat shqiptare. Ne vijim po ju sjellim edhe fotot e shkollave maqedonase te cilat jane renovuar nga Komuna e Kumanoves:

Kemi ndërruar të gjitha dritaret e vjetra me dritare të reja PVC efiçente. Kulmi i vjetër është zëvendësuar tërësisht me një çati të re të objektit të shkollës dhe sallës sportive të shkollës. Rinovuam ambientin e brendshëm të sallës sportive të shkollës, vendosëm një sistem të ri ngrohjeje në të dhe një tapet të ri sportiv. Ndërtuam një fushë të re sportive me dysheme tartan dhe zbardhues në oborrin e shkollës. Janë ndërruar dyert e ambienteve të zyrave dhe klasave, janë rikonstruktuar sipërfaqet e dyshemesë në klasa, si dhe objektet sanitare në shkollë”, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu