Gjini këmbëngul: Gjashtë pikat tona janë të patjetërsueshme

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme, Aleanca zhvilloi mbledhjen konstituive të kryesisë së re.

Kryetari Ardian Gjini bëri të ditur se gjatë takimit u miratuan agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve, të cilat do të fillojnë së shpejti të zbatohen në të gjitha degët e partisë në Kosovë.

Përveç çështjeve organizative, Gjini shtoi se anëtarët e kryesisë diskutuan edhe për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe për vështirësitë me të cilat përballet vendi.

Duke iu referuar gjashtë pikave të propozuara, ai nënvizoi se këto janë parime thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare, dhe janë të panegociueshme.

“Aleanca është e përkushtuar vetëm për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën”, ka shkruar Gjini në një reagim në Facebook.

Sipas tij, çdokush që synon ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme duhet të pranojë se këto projekte strategjike janë të domosdoshme për të ardhmen e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu