Gjinovci ‘godet’ rëndë Haradinajn, publikon videon kur ai dhe Thaçi takoheshin me Radoiçiqin

Opozita ka shpërthyer me reagime kundër qeverisë Kurti, pas publikimit të një audio-incizimi të ri, në të cilin pretendohet se deputetja Mimoza Kusari-Lila ka biseduar me Milan Radoiçiq.

Përveç opozitës, edhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë kanë hedhur akuza e kritika të rënda, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo, Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, rikujtoi kohën kur në të kaluarën, kryeministri dhe presidenti i atëhershëm, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi takoheshin me Radoiçiq.

Në videon e publikuar nga Gjinovci, shihej Haradinaj tek jepte detaje mbi takimin me kryekriminelin serb, derisa ato që thoshte ai, më pas i konfirmonte Radoiçiqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu