Gjithçka e planifikuar, Big Mama del blof pas daljes nga BB VIP

Pas sherrit me Antonelën, Big Mama vendosi të dilte nga shtëpia e Big Brother VIP. Megjithëse, pas daljes së saj thuhet se qëndron një “skenar”. Ish fituesi i Big Brother, Vesel Kurtishaj rrëfeu se Big Mama kishte firmosur një kontratë me produksionin ku duhej të qëndronte vetëm tre javë brenda shtëpisë.

Lidhur me këto aludime nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja por veprimi i fundit i saj ka shtuar dyshimet se këto thashetheme mund të jenë të vërteta. Vetëm pak orë nga dalja e saj, këngëtarja i është kthyer punës. Prive raporton se ajo ka kënduar në dasmën e futbollistit të njohur, Mevlan Murati.

Eventi është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, detaj që ka shtuar më shumë dyshimet se dalja e saj ka qenë e planifikuar. Dihet që datat për dasmat që mbajnë këngëtarët caktohet me muaj dhe madje dhe vite. Kjo vë në dyshim se dalja e këngëtares nga shtëpia e famshme ishte e planifikuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu