“Gjithnjë kam qenë burri”, Fifi: Po pres që Adisi të më propozojë

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur, Fifi është në një lidhje dashurie me biznesmenin Adis Patushi. Ajo po shijon periudhën më të bukur të jetës dhe lumturinë e shpreh herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi në “Prive Reality”, Fifi u shpreh se po pret që partneri i saj t’i propozojë. Ndër të tjera ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri”, tha këngëtarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu