Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD’së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës.

Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën “njëjtë si armiqtë e këtij shteti” të përfundojë në burg.

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka shkruar Bajrami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu