Gjokoviq: Për çdo serb Kosova është zemra dhe qendra e identitetit tonë, dua të kthehem atje

Tenisti i njohur serb Novak Gjokoviq ka thënë dëshiron të kthehet në Kosovë për të pagëzuar fëmijët e tij. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Gjovoviqi, duke mos arritur tu shmanget komenteve politike, ka thënë se koflikti në Kosovë ende është i pranishëm, që sipas tij edhe pse nuk luftohet me armë, tensione ndihet.

Sipas tij, Kosova për çdo serb është zemra, qendra e kulturës e identitetit fetar.

Dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelena, për të pagëzuar fëmijët tanë atje, Stefanin tetë vjeç dhe Tarën pesëvjeçare. E di që tema është shumë e ndjeshme. Se konflikti është ende aty, jo me armë tani, por tensioni ndihet. Nuk dua të përfshihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit tonë, e traditës, e fesë sonë”, ka thënë Gjokoviqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu