Gjokoviqi, 2 milionë për një ditë, Majlinda Kelmendi as 200 euro në muaj

Heroi i sportit serb, Novak Gjokoviq, triumfoi mbrëmë në Wimbledon për herë të pestë në karrierën e tij, duke e rrëzuar mbretin e këtij sporti, Roger Federerin, në një finale dramatike.

Ai i fitoi mbi 2 milionë euro vetëm nga turneu i famshëm anglez, ndërsa shuma e fituar gjatë gjithë karrierës është afër 130 milionëve. Ai është tenisti që ka fituar më së shumti para, duke e lënë prapa edhe zviceranin Roger Federer dhe spanjollin Rafa Nadal, shkruan Periskopi.

Por, sa fitohet në sportin që e bën krenar Kosovën, xhudo.

Faqja JudoInside shkruan se të jesh një judoka nuk është profesioni më solid në aspektin financiar. Aty shkruhet se madje edhe xhudistët më të mirë në mund të marrin një rrogë të qëndrueshme vjetore.

Aty sugjerohet se xhudistët është mirë të koncentrohen në burime të tjera financiare, si me sponsorët që mbështesin vlerat e këtij sporti.

Xhudistja më e paguar i merr vetëm 43 mijë dollarë për një vit. Emri i saj është Clarisse Agbegnenou. Daria Bilodid është e dyta me 42 mijë. Në mesin e më të paguarve, për fat të keq, nuk mund të gjejmë as emrin e Majlinda Kelmendit, apo të ndonjë garuese tjetër nga Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu