Gjukanoviç: Ja kush dhe çfarë e kërcënon Ballkanin Perëndimor

Presidenti malazez Milo Gjukanovicc tha se nacionalistët përsëri po përpiqen të dëshmojnë tezën e tyre se demokracia multietnike në Ballkan nuk është e mundur dhe se për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet të riorganizohet, duhet të ndryshohen kufijtë dhe në vend të atyre ekzistues duhet të krijohen shtete homogjene etnike dhe fetare.

“Unë besoj se nuk do të ketë mjaft budallenj dhe të papërgjegjshëm që 30 vjet më vonë do të dëgjojnë thirrjen e ripërtërirë të nacionalistëve për të hyrë në këtë aventurë”, tha Gjukanoviç në një intervistë për Euro News Albania.

Sipas tij, në rajon po zhvillohet një politikë e mprehtë e konfrontimit të dy pikëpamjeve për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Përpjekjet e Rusisë

“Ka një që unë mbroj – që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e qytetërimit modern dhe duhet të kenë vendin e tyre në BE dhe NATO. Ne kemi pikëpamjen e kundërt të atyre që përfaqësojnë status quo-në, që është se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten jashtë rrjedhës kryesore të qytetërimit bashkëkohor evropian”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij, Rusia po përpiqet gjithashtu të stacionojë efektet e saj mediatike, financiare, energjetike dhe fetare në Ballkanin Perëndimor dhe të abuzojë me të gjitha këto kundër sistemit evropian të vlerave dhe unitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu