Gjukanoviç mund të arrestohet së shpejti, aleati i ish-presidentit malazez kërcënon: Ja çfarë e pret Malin e Zi

“Nëse do të arrestohet Milo Gjukanoviç, përgjigja do të jetë radikale”, paralajmëroi së fundmi kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Danijel Zhivkoviç, duke komentuar njoftimet për arrestimin e ish-presidentit të Malit të Zi dhe ish-liderit të DPS-së. Zhivkoviç, për Antenu M, tha se nuk është hera e parë që thuhet se Gjukanoviç duhet të arrestohet.

“Ajo që është e re është se ata që e kanë thënë kanë qenë opozita dhe tani janë në strukturat qeveritare”, tha ai. “Nëse ka një qëllim të tillë dhe nëse dikush mendon se përmes ndikimit politik apo instrumentalizimit të gjyqësorit do të fillojë dhe do të vazhdojë spiralen e revanshizmit apo se me qëllimin e deklaruar do të fillojë përfundimisht një qëllim të tillë, atëherë mos kanë dilemë se përgjigja do të jetë radikale”, tha Zhivkoviç.

Lajmin për arrestimin e transmetoi edhe mediumi kroat Jutarnji List, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara në Podgoricë të afërta me ish-liderin malazez. Pra, sipas thashethemeve në Podgoricë, mediumi kroat raporton se prokuroria e shtetit, po përgatit këtë arrestim bombastik pasi dyshohet se ka arritur marrëveshje me Dushko Knezheviqin, një “biznesmen” i ekstraduar së fundmi nga Britania, i cili dyshohet se pranoi të bashkëpunonte dhe të ishte një “dëshmitar i mbrojtur i penduar”. Sigurisht që e gjithë kjo është nën trefishin “gjoja” dhe “përfolur”, por Podgorica është një qytet i vogël dhe diçka e tillë nuk do të ishte diçka e papritur. Sakaq, Gjukanoviç nuk mban më asnjë funksion politik; humbi në zgjedhjet presidenciale dhe la postin drejtues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila ishte struktura drejtuese në Mal të Zi për mbi 30 vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu