Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë se po provojnë ta shkatërrojnë Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për shfrytëzim të Kishës ortodokse serbe për të minuar qeverinë pro-Perëndimore të vendit të tij derisa e njëjta kërkon anëtarësimin në BE.

Millo Gjukanoviq tha se një sërë tubimesh kundër një ligji të feve të cilat kanë qenë të udhëhequra nga klerikë ortodoksë serbë në vendin ballkanik kishin për qëllim “të vënin në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi”.

Mitropoliti Ilarion, klerik i Kishës ortodokse ruse, ka ngritur zërin për mbështetje ndaj interesave të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Mitropoliti Onufriy, kreu i Kishës ortodokse ukrainase, besnik i patriarkatit të Moskës, u është bashkuar protestave këtë javë në Podgoricë.

“Nëse po pyesni nëse kjo është një vazhdimësi e shkatërrimit (të mbetur në tentativë) të Malit të Zi dhe pengimit të qëllimeve të tij për të vazhduar rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, nuk ka dyshim për këtë”, tha Gjukanoviqi në një intervistë dhënë Reutersit, transmeton Koha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu