Gjuriq ‘zbulon’ planin e shqiptarëve

Serbët nuk do t’ua lënë shqiptarëve katër komunat në veriun e Kosovës, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric, transmeton Gazeta Metro.

Djurci për televizionin serb “Pink” ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë menduar një ‘plan fanatstik’.

“Kanë shpresuar se serbët në veri do t’i bojkotojnë zgjedhjet, në mënyrë që ata të shëtisin në institucionet e Kosovës dhe t’i montojnë shqiptarët apo marionetat e tyre, ndërsa serbët të mbesin anash. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Djuric.

Djuric ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi në Berlin, sepse, sipas tij, Prishtina zyrtare i ka ‘dy fytyra’ – njërën për bashkësinë ndërkombëtare – kur Thaçi flet për dialog e heqjen e taksave, e tjetrën, kur kolegët e tij partiakë haptas thonë se qëllimi i taksave është që Serbia të dëmtohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu