Gjykata dënon me 2 000 euro prokuroret e PSP-së, ja reagimi i Gruevskit

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore ku i akuzuar është ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjykatësja Mihajllova shqiptoi dënimin me nga 1.000 euro prokurores speciale Katica Janeva Fatime Fetait për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”.

Ggjatë seancës së sotme, prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër.

Por, gjatë daljes së Nikolla Gruevski, ai ka thënë për mediet se seanca e sotme ka qenë një teatër dhe jo një seancë gjyqësore.

Po ashtu, edhe avokati i Gruevskit, Nikolla Dodevski është shprehur i habitur nga sjella e PSP-së.

Pas seancës, gjykatësja Mihajllova paralajëmroi se do ta transferojë këtë çështje në Këshillin e Prokurorëve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu