Ceshtja e Alket Hatijas akoma vazhdon të zvarritet.
I njohur ndryshe si “baroni i drogës”, ai është i dënuar me 20 vite burg nga shteti italian dh ka qenë shpalluar në kërkim ndërkombëtar.
Por gjyqtari i ceshtjes,Petraq Curri është tërhequr sot nga gjykimi i çështjes së Alket Hatijas.
Ndërkohë mësohet se gjyqtari i çështjes në fjalë lidhur me vendimin e tërheqës së tij është shprehur se: “U tërhoqa pasi nuk dua të paragjykohem”.
Nga ana tjetër KLD thuhet se ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Curri pasi më 11 korrik e liroi Alket Hatinë nga masa “arrest me burg”. /albu.com/










