Gjyshja 126-vjeçare me 400 pasardhës fiton sfidën me koronavirusin (VIDEO)

Një grua 126-vjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa është njeriu më i vjetër në botë që ka fituar luftën me koronavirusin.

Ajo jeton në provincën juglindore të Kahramanmaraş, në Turqi dhe sipas të dhënave zyrtare, Eşe Gebelek u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.

“Mjekët u kujdesën shumë për mua, më trajtuan mirë“, tha Gebelek, duke falënderuar ekipin mjekësorë në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i gjyshes Gebelek, tha se ushqimi organik është sekreti i saj i jetëgjatësisë.

Eşe Gebelek ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400.

Para Eşe Gebelek, një grua 113-vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin.

VIDEO:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu