Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca është votuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet tani. Propozimin e tij e ka bërë Kryetari i VV’së, Albin Kurti.

“Të nderuar deputetë të Republikës së Kosovës, të dashur qytetar, propozimi ynë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.
Konjuca është zgjedhur me 75 vota për, kundër 27 vota dhe abstenim 6 vota.

Kujtojmë se tani është duke u mbajtur Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu