Godet Genta Ismajli, Sjell këngën e parë në gjuhën turke, në bashkëpunim me Eypio

Këngëtarja, Genta Ismajli jo vetëm që u martua me biznesmenin turk, por nuk hezitoi që të sjell edhe këngë në gjuhën turke, të paralajmëruar tash e sa kohë me artistin e njohur, Eypio.

E shoqëruar me video klip kënga mban emrin “Gidiyom”, bëhet projekti i parë i Gentës në turqisht.

Ky projekti është realizuar i gjithi me bashkëpunëtor nga Turqi, ndërsa artistja shqiptare merr vëmendje edhe me paraqitjen e saj unike dhe tejet atraktive në klip.

Genta prej vitesh ka jetuar mes Kosovës dhe Turqisë, pasi prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Të njëjtit u bënë prindër për herë të parë në janar të këtij viti pasi këngëtarja solli në jetë binjakët, një vajzë dhe një djalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu