Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti. Megjithatë, sipas tij mbrëmë po ashtu janë rrumbullakuar gjashtë vite të humbura për Kosovën.
“Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit. Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit. Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullakuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.”, ka shkruar Haradinaj.
Më tej ai ka shtuar se Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet.
“Ku një individ provon të bëhet mbret, Është përmbysur autokrati Albin Kurti.Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.Vendimmarrja i është kthyer atij. Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin. Për Kosovën deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradinaj./21Media










