Goditen studentët protestues, civilë të panjohur provokojnë protetuesit (VIDEO)

Studentët kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë proteste kundër tarifave të larta të Universitetit. Para Ministrisë së Arsimit mijëra studentë të Univeristetit të Tiranës me pankarta në duar bëjnë thirrje për uljen e tarfivave.

Ndërkohë protesta nuk ka kaluar pa tensione, pasi disa individë të panjohur kanë provokuar duke goditur studentët që ndodhen para Ministrisë.

Pamjet e videos së mësipërme tregojnë edhe momentin kur këta civilë provokojnë studëntët.

Ndërkohë protesta po vijon dhe turma sa vjen dhe rritet.

Katër kërkesat e studentëve
1. Anulim të VKM për tarifat shtesë për provimet e mbartura (670 lekë për kredit)
2. Përgjysmim të tarifës së studimit
3. Përmirësim të kushteve të konvikteve
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. /albeu

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu