Golashënuesi më i mirë në histori? Çfarë i duhet Ronaldos për ta kaluar Pelen

Jorge Mendes beson se Cristiano Ronaldo do të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, pas arritjes së 700 golave në karrierë.

Agjenti i yllit portugez ka thënë më tej se anëtari i Juventusit madje do ta kalojë edhe Pelen, që aktualisht mbanë titullin e golashënuesit më të mirë në histori të futbollit.

“Numrat e tij nuk gënjejnë. Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar vetën në të gjitha skuadrat ku ka luajtur. Në Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali, ai ka qenë dhe është më i miri”, ka thënë Mendes.

“Cristiano arriti në numrin e 700 golave dhe nuk kam dyshime që ai do ta kalojë edhe Pelen për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit”.

“Mbi të gjitha, çfarë janë 68 gola, nuk janë shumë. Ai mund ta arrijë atë gjë dhe do të luajë edhe për disa vite”, ka shtuar më tej agjenti portugez.

Aktualisht 34-vjeçari ka shënuar 701, pasi në këtë fundjavë shënoi ndaj Bolognas, e që tani do i duhen vetëm 67 gola për ta kaluar Pelen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu