Gold Ag: Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit

Reperi Arian Agushi, i njohur me emrin e artit, Gold Ag është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai publikon vazhdimisht foto dhe video, të cilat i shoqëron edhe me mesazhe të ndryshme.

Së fundmi, reperi ka postuar në Facebook një foto, ku shihet se është duke i dhënë makinës. Ai shkruan: “Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”. Në këtë mënyrë, Goldi ka dhënë edhe një këshillë për ndjekësit e tij.

Kujtojmë që disa muaj më parë, reperi dhe partnerja e tij, Ermira, u bën prindër për herë të dytë dhe u bekuan sërish me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Front.

Reperi zbuloi në “ABC e Mëngjesit: se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vogëlushin e tij dhe vuajtjet që kalon çdo nënë kur sjell në jetë një fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu